29 Jun 2020

Takimi Bjeshkatar “VALBONA 2020” | 4 – 5 korrik 2020

ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në Takimet Bjeshkatare “VALBONA 2020” nën organizimin e nikoqirit ShBA “Pashtriku”. Organizatori për ditën e diel ka paraparë, në varësi nga numri i pjesëmarrësve, tri grupe: 1. Ngjita ne majën e Jezercit, 2. Ngjitja në Grykat e Hapta (në mungesë të të interesuarve për të dy marshimet, realizohet vetëm njëri) dhe 3. Vizitë ujëvarës së Valbonës. Ftesën e nikoqirit mund ta lexoni këtu.

Nisja: Nga TV21, e shtunë, 4 korrik 2020, 15:00.

Transporti: Me xhipa të ShBA Prishtinës dhe vetura private.

Participimi për transport: 10 EUR/person.

Fjetja është 10-15 Euro/person.

Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: Gani Syla +383 44 168 370.

Afati i paraqitjes: e enjte, 02 korrik 2020, 12:00.

Vendet janë të limituara!

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!

Për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, përgjegjësia e pjesëmarrësve është individuale. ShBA Prishtina u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të zbatojnë maksimalisht masat parandaluese ndaj COVID-19.