01 Sep 2020

Ecje treditore Curraj Epërm – Theth – Valbonë | 04 – 06 shtator 2020

ShBA Prishtina organizon ecjen e radhës në Alpet Shqipëtare.

Nisja nga Prishtina të premten, 04 shtator 2020, në ora 05:00 për Curraj të Poshtëm.

Prej aty me furgon shkojmë në Curraj të Epërm. Gjatë ditës eksplorohen bukuritë e Currajt të Epërm.

Në Curraj të Epërm e kalojmë natën.

Të shtunën në ora 05:00 të mëngjesit bëhet nisja për Theth.

Parashihet që ecja të zgjasë rreth 12 orë.

Në Theth kalojmë natën e të dielën në mëngjes bëhet nisja për Valbonë.

Në Rragam të Valbonës na pret furgoni e na transporton deri në Curraj të Poshtëm e prej ku me xhipa të ShBA Prishtinës kthehemi në Prishtinë natën vonë.

Kostoja për dy netë fjetje me ushqim dy herë është 50 Euro, e transporti prej 25 deri 30 Euro, varësisht prej numrit të pjesëmarrësve, në relacionin Prishtinë – Curraj Poshtëm, Curraj Poshtëm – Curraj Epërm (me furgon) dhe Rragam – Curraj Poshtëm (me furgon) dhe Curraj Poshtëm – Prishtinë.

Nese marrim kuaj për bartjen e çantave, paguhen proporcionalisht nga shfrytëzuesit e shërbimit.

Për këtë ecje duhet të keni përgaditje fizike të mirë, mbi mesatare.

Afati i paraqitjes deri të merkurën më 02 shtator 2020 në ora 18:00 te Gëzim Konjusha nëpërmjet tel.: 044 110 989 (edhe viber) dhe 049 420 720.

Vendet janë të limituara.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!

Për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, përgjegjësia e pjesëmarrësve është individuale. ShBA Prishtina u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të zbatojnë maksimalisht masat parandaluese ndaj COVID-19.