Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitje në Majën e Papingut, Mali Nemërçkë, e njohur ndryshe si Maja e Dritës.
Kjo është maja më e lartë (2482 m) e malit të Nemërçkës dhe një nga majat më të larta të gjithë Shqipërisë. Kufiri Pogon – Përmet.
Nisja nga TV21: e premte, 02 tetor 2020, pasdite (rreth 14:00h).
Transporti: Me foristrada/xhipa dhe vetura private (veturat e vogla mund të shkojnë deri në Libohovë, mandej është rrugë e paasfaltuar, me gropa, rreth 30 km, deri në Skore, prandaj preferohet udhëtimi me vetura malore/foristradë).
Itenerari:
Shkuarja: (e premte) Prishtinë – Gjirokastër (fjetja) (rreth 460 km).
(E shtunë) Gjirokastër – Skore (pikënisja për Majën e Papingut) – Përmet (fjetja) (rreth 100 km).
Kthimi: (e diel) Përmet (vizitë ujërave termale, Kanjonit të Longaricës, fshatit Frashër, …) – Prishtinë (rreth 470 km).
Gjatësia e rrugës: rreth 1100 km, vajtje-ardhje.
Distanca e shtegut për ecje (ngjitje/zbritje): rreth 10 km.
Lartesia minimale: rreth 1050 m/lmd , maksimale: 2482 m/lmd.
Niveli i veshtirësisë: i mesëm.
Kohëzgjatja e ecjes: rreth 8-9 orë (vajtje-ardhje).
Participimi për transport: në proporcion me shpenzimet e derivateve (rreth 30-35 Euro).
Fjetja: 10-15 Euro/natë.
Paraqitja me tel./viber: Gani Syla +383 44 168 370.
Afati i paraqitjes: e ejte, 01 tetor 2020, 12:00h.
Vendet janë të limituara!
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!