26 Oct 2020

Vraça e Madhe (2583 m), Vraça e Vogël | 01 nëntor 2020

ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majët Vraça e Madhe, Vraça e Vogël, më 01 nëntor 2020. Këto maje ndodhen në vargmalin e Sharrit, në rajonin e fshatit Brod (Dragash). Parashihet 3,5 orë ngjitje (një drejtim).

Nisja nga TV21: E diel, 01 nëntor 2020, 06:00.

Transporti: Me xhipa të ShBA Prishtinës dhe vetura private.

Participimi për transport: 10 EUR/person.

Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: Ahmet Fejzullahu +383 44 312 559.

Afati i paraqitjes: e shtunë, 31 tetor 2020, 12:00.

Vendet janë të limituara!

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!