Të nderuar,
ShBA Prishtina ju fton në ecjen që organizohet nga ShBA Lybeteni në rajonin e Ferizajit.
Ecja Pranverore organizohet me rastin e fillimit të stinës së Pranverës dhe qëllimi i organizimit është promovimi i turizmit malor në Rajonin e Ferizajt, sezibilizimi i qytetarëve për ruajtjen e ambientit dhe mosdëmtimi i pyjeve.Këtë vit rikthehemi aty ku e nisëm në vitin 2014, por me një ndryshim shtegu në rrugën e kthimit. Pra do të vizitojmë bjeshkët e bukura të Fshatit Pleshinë.Gjatësia e shtegut do të jetë rreth 15km e përcjellur me rrjedha malore të ujit, ujëvara e bukuri të shumta që ofrojnë bjeshkët e Syrinikës.Lartesia maksimale mbidetare do te jete rreth 1300m.Shtegu është i përshtatshëm edhe për fillestar dhe mosha të reja.
https://www.facebook.com/events/299154831628854/
Ftesen e plote nga ShBA Lybeteni e gjeni ketu.
Organizimi nga Prishtina
Nisja: 06:45 nga Fontana në Ulpianë
Transporti: xhipa të ShBAP dhe vetura private
Particpimi: 5 Euro / person
Udhëheqës: Gëzim Konjusha, 044 110 989
Paraqitja përmes formularit apo tek udhëheqësi.