Për pjesërmarrësit në udhëtimin Lumi Shalës – Theth – Valbonë me 18 deri 20 Qershor
Nisja nga FONTANA në ULPIANË në ora 07:30
Rekomandohet të keni me vete:
- Veshmbathje adekuate per ecje bjeshkatare
- Rroba banjo dhe sandale (për ata që duan të lahen në lum)
- Syze dhe krem për mbrojtje nga dielli
- Mbulesë kundër shiu
Ushqimi
Të mbuluara janë: Darka të Premten. Mengjesi dhe darka të Shtunen. Mengjesi të Dielen.
Nuk janë të mbuluara drekat. Prandaj duhet te planifikoni të merrni me vete ushqim per të Premten, te Shtunen dhe të Dielen. Alternativisht do kemi mundësitë të hamë në restoran drekën e vonshme te Lumi i Shalës të Premten, dhe poashtu drekë të vonshme në Ndërlysë të Shtunën. Të Dielen mbërrijmë vonë në Valbonë, dhe ndoshta do kemi ose nuk do kemi kohë për ndalesë për drekë apo darkë ne restoran.