Vendtakimi: Te fontana në Ulpianë (përballë konvikteve), Prishtinë.
Nisja bëhet të shtunën, 24/07/21, në ora 4 tē mëngjesit prej Prishtinës drejt Dragobisë. Në ora 7 fillon ecja nga fshati Hajdaraj drejt qafës së Ndroqkës, e prej aty drejt fshatit Qereq, e pastaj në Curraj të Epërm, rreth 17 km distancë dhe disnivel total prej rreth 1600 metrash.
Gjithsejt ecje rreth 11-12 orë.
Konsiderohet shteg i vështirë dhe vetëm ata që kanë përgaditje të mirë fizike të lajmërohen për pjesëmarrje.
Të dielen pas shujtës së mëngjesit bëhet nisja për Curraj të Poshtëm ku na pret kombibusi dhe nisemi për Prishtinë.
Për transport, fjetje, ushqim (darka, mëngjesi dhe buka e paketuar) dhe për guidë parashihet që duhet paguar nga 42 deri në 50 Euro, varësisht prej numrit të pjesëmarrësve.
Të intersuarit mund të lajmërohen nëpërmjet formularit: https://forms.gle/UFS1fj2Kh67jzEk86.
Udhëheqës Gēzim Konjusha.
Afati per paraqitje është deri të mërkurën me datë 21/07/2021, ora 20:00.
Të paraqiturit duhet të paguajnë 25 Euro avans.
Vendet janë të limituara!
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!