Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit.
Aksioni do të jetë dy-ditor, 20-21/11/2021
Nisja: e shtunë, 21 nëntor 2021, 05:30
Vendi i nisjes: te fontana (Ulpianë, përballë konvikteve)
Transporti: me xhipa, vetura ose me minibus, varësisht nga numri i të paraqiturve
Participimi për transport: 20 €
Fjetja: 10-15€ (pa mëngjes)
Shkuarja (e shtunë): Prishtinë – Ohër, rreth 4 orë. Ndalesë në Ohër për mëngjes, mandej ngjitja në majën Magaro 2255m/lmd. / Galicica (rreth 2 orë ngjitje, 1.5 orë zbritje). Pas zbritjes vazhdojmë rrugën për Manastir (rreth 1.5 orë).
Në mbrëmje vizitë në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe / Manastir.
Fjetja në Manastir.
Ecja (e diel): nisja në 07:00.
Nga Manastiri deri tek shtëpia e bjeshkatarëve Shiroka 1950m/lmd, udhëtim me xhipa (rreth 1.5 orë). Prej aty fillon ecja / ngjitja në majën e Pelisterit 2601 m/lmd. (rreth 2 – 2.5 orë ngjitje, kurse rreth 1.5 – 2 orë zbritje).
Kthimi: Manastir – Veles – Shkup – Prishtinë (rreth 4 orë).
Udhëheqës: Ahmet Rama +38349273733
Paraqitja me formular ose te udhëheqësi.
Afati i fundit i paraqitjes: e premte, 14:00h.
Vendet janë të limituara!
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!