12 Jul 2022

Guri i Kuq (2522 m) | 17 korrik 2022

ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majën Guri i Kuq (2522 m).

Shtegu: Restorani Guri i Kuq – Leqinat – Liqeni i Drelajve – Maja Guri i Kuq – dhe anasjelltas. Pjesëmarrësit mund të ndalen te ndonjëri nga liqenet dhe të kthehen së bashku me grupin e majës së Gurit të Kuq në kthim.

Ngjitja dhe zbritja parashihet të zgjasin rreth 8 – 9 orë.

Nisja nga fontana (Ulpianë): e diel, 17 korrik 2022, 06:00.

Transporti: me xhipa të ShBAP ose minibus (varësisht nga numri i të paraqiturve) dhe vetura private.

 Participimi për transport: 10 EUR për anëtarë dhe 12 EUR për jo-anëtarë.

Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: Vehbi Tahiri +383 44 149 123.

Afati i paraqitjes: e shtunë, 16 korrik 2022, 12:00.

Vendet janë të limituara!

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!