10 Aug 2022

Maja e Turkut të Madh (Maja e Titos) – 2747m | 14 gusht 2022

ShBA Prishtina fton të gjithë bjeshkatarët që të marrin pjesë në aksionin e radhës, maja e Turkut të Madh (Maja e Titos), 2747 m, e diel, 14 gusht 2022.

Ecja do të bëhet nga drejtimi i Kodrës së Diellit / Tetovë, Maqedoni e Veriut.

Parashihet gjithsejt 9 orë ecje (5 orë ngjitje dhe 4 orë zbritje).

Nisja nga fontana (Ulpianë): 14 gusht 2022, 06:00.

Transporti: Me xhipa të ShBA Prishtinës.

Participimi për transport: 15 EUR.

Paraqitja përmes formularit ose me viber: Gani Syla +383 44 168 370.

Afati i paraqitjes: e shtunë, 13 gusht 2022, 12:00.

Vërejtje: Organizimi varët nga kushtet atmosferike. Poqë se parashikimi i motit do të jetë me shi, atëherë aksioni do të anulohet ditën e shtunë!

Vendet janë te limituara!

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!