ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ecjen dyditore në relacionin: Curraj Poshtëm – Curraj Epërm – Qereq – Qafa e Droqkës – Maja e Hekurave – Dragobi.
Më datën 27 gusht 2022, në ora 05:00, planifikohet të bëhet nisja prej Fontanës në Ulpianë në drejtim të Curraj të Poshtëm. Prej aty do të vazhdohet ecja deri në Curraj të Epërm ku do të hahet dreka, mandej do të vazhdohet për në Qereq, ku parashihet darka dhe fjetja. Në mëngjes herët është nisja për në qafë të Droqkës e te maja e Hekurave. Prej majës së Hekurave do të zbritet në Dragobi.
Nisja nga fontana (Ulpianë): e shtunë, 27 gusht 2022, 05:00.
Transporti: me xhipa të ShBAP ose minibus.
Participimi për transport: Shpenzimet e udhëtimit do të pjesëtohen proporcionalisht në bazë të numrit të pjesëmarrësve.
Fjetja dhe darka në Qereq do të kushtojë 25 Euro, ndërsa dreka është sipas marrëveshjes me bujtinën Prebibaj për të përgaditur ushqimin.
Vendet janë të limituara për shkak të numrit të kufizuar të vendeve për fjetje në Qereq.
Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: Gëzim Konjusha, 044 110 989 dhe 049 420 720.
Afati i paraqitjes: e premte, 26 gusht 2022, 12:00.
Vendet janë të limituara!
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!