05 Sep 2022

Takimet Tradicionale të Bjeshkatarëve të Kosovës 2022 – Maja e Gjeravicës

ShBA Prishtina fton anëtarët që të marrin pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majen më të lartë në Republikën e Kosovës, maja e Gjeravicës, 2656 m., 10-11/09/2022.

Takimi dhe ngjitja organizohet nga Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës (FBAK).

Vendi: Gropat e Erenikut (Junik).

Nisja nga Prishtina (te fontana në Ulpianë), e shtunë, 10/09/2022, në 11:00.

Participimi për transport, Prishtinë – Gropat e Erenikut 15 euro + 10 euro tek organizatori (darka, mengjesi dhe dreka).

Transporti: me xhipa të ShBAP.

Fjetja në tenda personale!

Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber Gani Syla +383 44 168 370.

Afati i paraqitjes: e enjte, 08 shtator 2022, 20:00.

Ftesa nga FBAK.

Vendet janë të limituara!

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!