Mali i Gjallicës 2489 m mbi nivelin e detit, është mali më i lartë në rrethin e Kukësit. Qyteti i Kukësit gjendet në lartësinë 350 m mbi nivelin e detit, dhe menjëherë mbi qytet lartësohet Mali i Gjallicës në 2489 m. Për arsyen që nga maja e Gjallicës mund të shohësh gati çdo majë që ndodhet në pjesën veriore të Shqipërisë, Kosovës apo Maqedonisë, Gjallicën e kanë quajtur Ballkoni i Veriut.
Ngjitja për në malin e Gjallicës nis nga fshati Brekije, fshat që bën pjesë në Komunën e Topojanit, dhe ndodhet 1235 m mbi nivelin e detit. Shtegu fillon në qendër të fshatit ku ndodhet edhe një burim, uji i te cilit rrjedh nga Gjallica.
ShBA Prishtina fton të gjithë të interesuarit në aksionin e radhës, ngjitjen në majën e Gjallicës.
E diel, 23/10/2022.
Nisja nga Fontana (Ulpianë), 23/10/2022, 06:00.
Itinerari: Prishtinë – Kukës – Brekije.
Transporti: Vetura malore (xhipa) të ShBAP dhe vetura personale.
Participimi për transport: 15 euro.
Paraqitja përmes formularit ose te udhëheqësi.
Udhëheqës: Gani Syla, 044 168 370.
Afati i paraqitjes: e shtunë, 22/10/2022, 12:00.
Vendet janë të limituara.
Përparësi për vende kanë anëtarët e rregullt të ShBAP.
Ecje e planifikuar: rreth 7-8 orë (vajtje-ardhje).
Për ecje janë të nevojshme rekuizitat e zakonshme bjeshkatare.
Vendet janë të limituara!
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!