Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Prishtina ju fton të merrni pjesë në aktivitetin “MARSHI I NËNTORIT 2022”, që organizohet nga SHB “SYTË E SHARRIT” – Tetovë, më 26-27 nëntor 2022.
Transporti: me xhipa te ShBAP dhe vetura personale.
Nisja nga Fontana / te konviktet, e shtunë, 26/11/2022, në 16:00.
Participimi:
- Për transport: 12 Euro/person (Prishtinë – Tetovë – Prishtinë).
- Te nikoqiri: 35 Euro/person, në çka përfshihen:
- fjetjen në hotel MK (15 Euro)
- mbrëmjen argëtuese me muzikë të gjallë në restoranin ARRA (20 Euro)
- drekën me haje tradicionale shqiptare, në Livadhin e Begjit
Paraqitja përmes formularit apo te Gani Syla, udhëheqës nga ShBA Prishtina, përmes viber/sms/tel: 044 /168 370
Afati për paraqitje: e enjte, 24 nëntor, 19:00.
Vendet janë të limituara!
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!
Detajet e organizimit nga ana e nikoqirit janë dhënë më poshtë:
***
Miq të dashur,
SHB “SYTË E SHARRIT” ju fton të merrni pjesë në manifestimin tradicional ndërkombëtar MARSHI I NËNTORIT 2022.
– Këtë vit marshi do të realizohet më 27 nëntor 2022 (e diel), në relacionin:
Tetovë – Sellcë – Guri i Kuq.
– Pjesëmarrësit që do të vijnë në Tetovë mbrëmjen e 26 nëntorit (kjo vlen për bjeshkatarët nga Shqipëria dhe Kosova), mund të vendosen në hotelin MK, që gjendet karshi Universitetit të Evropës Juglindore.
– Cmimi i vendosjes në hotel është 15 euro për person (pa mëngjes) ose 17.5 euro për person (me mëngjes).
Pagesën do ta bëjë secili për vete në recepcionin e hotelit.
– Pjesëmarrësit në mbrëmjen argëtuese që do të organizohet në restoranin ARRA, me fillim në orën 19:00, do të participojnë me nga 20 euro.
Edhe këtë pagesë do ta bëjë secili për vete në hyrje të restoranit ARRA.
– Lusim kryetarët e Shoqërive bjeshkatare që të na informojnë me kohë (të paktën deri të enjten në mbrëmje) për numrin e bjeshkatarëve që do të flejnë një natë në hotelin MK dhe që do të marrin pjesë në mbrëmjen argëtuese në restoranin ARRA.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Itenerari per ata qe do te vijne, vetem per diten e diele:
NJOFTIM
Miq të dashur dhe adhurues të bjeshkatarisë.
SHB “SYTË E SHARRIT” nga Tetova ju fton të merrni pjesë në MARSHIN E NËNTORIT, kushtuar Ditës së Flamurit Kombëtar – 28 Nëntorit.
Marshi tradicional do të organizohet më 27 nëntor 2022 (dita e diel), kurse në të do të marrin pjesë bjeshkatarë nga të gjitha trojet tona dhe jo vetëm.
Tubimi i marshistëve do të bëhet në Sheshin e Tetovës, prej ku, në ora 8:00, do të nisemi me automjete personale gjer në Brezovicë të Sellcës, e prej aty do të ngjitemi në majen e Gurit të Kuq.
Në kthim, te Livadhi Begjit (te stani i Lalës Ilaz), djemtë e Sellcës do të shtrojnë drekë për gjithë pjesëmarrësit në marsh.
Marshistët duhet të kenë me vete përgatitjet e nevojshme.
Ata duhet t’u përmbahen udhëzimeve të SHB “SYTË E SHARRIT”, që nuk mban përgjegjësi për sjelljet e atyre që nuk respektojnë rregullat e marshit.
Marshit do t’i prijnë Miftar Memeti dhe Fatmir Sulejmani.
Ju mirëpresim!