ShBA Prishtina fton anëtarët që të merrni pjesë në aksionin e radhës në Bjeshkën e Shtedimit – Maja Ahmica (Maja e Kralanit) 2272 m / Rugovë.
Ahmica ndodhet në masivin e bjeshkëve të Rugovës afër kufirit me Malin e Zi dhe ka pozitë të volitshme në mes Hajlës dhe Masivit të Rusolisë.
E diel, 04/12/2022.
Nisja nga Prishtina (te fontana, Ulpianë), e diel, në 06:00.
Itinerari: Prishtinë – Pejë – Shtupeq i Madh – Podi i Jakupit – Maja Ahmica.
Ecje: rreth 5-6 orë.
Participimi për transport 10 Euro.
Transporti: me xhipa të ShBAP.
Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber Gani Syla +383 44 168 370.
Udhëheqës në shteg: Naser Korca.
Afati i paraqitjes: e shtunë, 03 nëntor 2022, 18:00.
Vendet janë te limituara!
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!