03 Dec 2022

10 Vjet me AST ELBASANI | 10-11 dhjetor 2022

ShBA Prishtina ju fton për pjesëmarrje në Takimin Tradicional të Turizmit Malor dhe Kulturor që organizohet nga AST Elbasani më 10-11 dhjetor 2022.

Organizimi nga Prishtina:

Nisja: e shtunë, 10/12/2022, ora 12:00.

Vendi i nisjes: nga fontana / te konviktet.

Transporti: me xhipa të ShBA Prishtina dhe vetura personale.

Participimi:

– Për transport: 20 Euro / person (Prishtinë – Elbasan – Prishtinë).

Te nikoqiri: 35 Euro / person, në çka përfshihen:

  • fjetja në hotel
  • darkë festive
  • mëngjesi (me vete)
  • drekë tradicionale e malit

Paraqitja përmes formularit apo te Gani Syla, udhëheqës nga ShBA Prishtina, përmes viber/sms/tel: 044 / 168 370.

Afati për paraqitje: e enjte, 08 dhjetor 2022, 16:00.

Vendet janë te limituara!

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!

Më poshtë është ftesa dhe agjenda e plotë nga organizatori.