Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina” ju fton të merrni pjesë në aktivitetin e parë për vitin 2023, ngjitjen në majën e Velës, Rubik / Mirditë, 1170 m. E diel, 15 janar 2023.
Transporti: me xhipa te SHBAP, vetura personale ose minibus (varësisht prej numrit të të paraqiturve).
Nisja nga fontana / te konviktet, në 06:00.
Ecje e planifikuar: rreth 6-7 orë (vajtje-ardhje), rreth 900 m disnivel.
Participimi për transport: 15 Euro / person (Prishtinë – Rubik – Rrëja e Velës – Prishtinë).
Në kthim planifikohet pushim për kafe në njërin nga restoranet e zonës.
Paraqitja përmes formularit apo te Gani Syla, udhëheqës nga ShBA Prishtina, përmes viber/sms/tel: 044 168 370.
Afati për paraqitje: e shtunë, 14 janar 2023, 12:00.
https://sq.wikipedia.org/wiki/Rubiku
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!