31 Jan 2023

Piribreg (2524 m.) dhe Guri i Zi (2536 m.) / Brezovicë | 05 shkurt 2023

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina” ju fton të merrni pjesë në aktivitetin e radhës, ngjitjen në majën Piribreg 2524 m. dhe Guri i Zi 2536 m. / Brezovicë, më 05 shkurt 2023.

Nisja në 07:00, nga Fontana / Ulpianë.

Participimi 10€ për transport + teleferiku (sa të kushtojë, rreth 4€).

Udhëtimi me xhipa të ShBAP, vetura private ose minibus (mvarësisht prej numrit të të paraqiturve).

Udhëheqës: Vehbi Tahiri.

Paraqitja deri të shtunën, 04 shkurt 2023, në 12:00.

Formulari

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!