ShB Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majën e Kobilicës (2525 m), bjeshkët e Sharrit, kufiri Kosovë – Maqedoni e Veriut.
Aksioni është një-ditor dhe ngjitja do të realizohet nga ana e Kosovës (Lubinjë e Epërme / Prizren).
Nisja nga Fontana (Ulpianë): e diel, 23 prill 2023, 06:00.
Transporti: Me xhipa të ShBP dhe vetura private (sipas nevojës) deri në Lubinjë të Epërme / Prizren.
Participimi për transport: 8 EUR.
Ngjitja parashihet të zgjasë rreth 4-5 orë, ndërsa zbritja 3-4 orë.
Nga pikënisja (Lubinjë e Epërme, ~ 1100 m), deri në maje ka një disnivel prej rreth 1450 m, në kushte dimri, që dmth. që ngjitja nuk është e lehtë.
Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: +38348112654
Udhëheqës në shteg: Naser Korça.
Afati i paraqitjes: e shtunë, 22 prill 2023, 12:00.
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!