ShB Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në Bjeshkën e Koritnikut, Maja e Pikëllimës (2393m), të dielën më datë 04 qershor 2023.
Bjeshka e Koritnikut gjendet në Komunën e Dragashit, në kufi me Shqipërinë.
Aksioni është një-ditor dhe ngjitja do të realizohet nga ana e Kosovës (Rapcë/Dragash).
Nisja nga Fontana: e diel, 04 qershor 2023, 06:00.
Transporti: Me xhipa të ShBP dhe vetura private (sipas nevojës) deri në Rapcë, rruga për Dragash.
Participimi për transport: 10 EUR.
Ngjitja parashihet të zgjasë rreth 4 orë, ndërsa zbritja rreth 3 orë.
Nga pikënisja (Vrapcë), rreth 1300m deri në maje ka një disnivel prej rreth 1100m, në kushte dimri, që dmth. që ngjitja nuk është e lehtë.
Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: +383 44 112 654.
Udhëheqës në shteg: Naser Korça.
Afati i paraqitjes: e shtunë, 03 qershor 2023, 12:00.
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!