07 Jun 2023

Maja e Korffit (Vrtopit) 2555m | 11/06/2023

Shoqëria Bjeshkatare Prishtina ju fton të merrni pjesë në aktivitetin tradicional Korffi 2023, në organizim të ShB Sharrit – Prizren.

Transporti: me xhipa te ShBP dhe vetura personale.

Nisja nga Fontana (te konviktet), e diel, 11/06/2023 në 06:00.

Participimi për transport: 10 Euro / person (Prishtinë – Prizren – Zaplluzhë – Prishtinë).

Paraqitja përmes formularit apo te Gani Syla, udhëheqës nga ShB Prishtina, përmes viber/sms/tel: 044 /168 370.

Afati për paraqitje: e premte, 09/06/2023, 19:00.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!

***

Detajet e organizimit nga ana e nikoqirit janë dhënë më poshtë:

Të nderuar,

Në emër të shoqatës bjeshkatare “Sharri”, me kënaqësi ftoheni që të merrni pjesë në ngjitjen tradicionale “KORFFI 2023”.

Ngjitja do të organizohet të Dielën, me 11.06.2023 në majën e Korffit (Vrtopit) 2555m/lmd si dhe në liqenin e Karanikollës në bjeshkët e bukura të Sharrit.

Nisja për në pikënisjen e marshutës do të bëhet në ora 07:00h nga Ralini (te ura e Marashit), ndërsa aktiviteti fillon te lokacioni i ish-postës kufitare (Karaullës) mbi fshatin Zaplluxhë në ora 08:00h.

Transporti për te pikënisja, kthimi anasjelltas në Prizren, paketat e drekës, udhëheqja si dhe ushqimi nga skara pas aktivitetit, do të organizohen poashtu nga shoqata.

Nuk do të ketë participim, mjafton vetëm pjesëmarrja e juaj.

Afati për paraqitje është deri të premtën, me 09.06.202 në ora 20:00 te organizatorët:

Përgatitja psiko-fizike është përgjegjësi individuale dhe ju lusim, që të jeni me kohë në pikënisje!

Besojmë, se do t’a kalojmë një fundjavë të bukur dhe të shoqërueshëm në natyrën magjepëse të Sharrit plak.

Jeni të mirëseardhur, ju mirëpresim.

Me respekt,

Kryesia e ShB Sharri-t