14 Jun 2023

Ditët e Gjeravicës 2023 | 18 qershor 2023

Shoqëria Bjeshkatare Prishtina ju fton të merrni pjesë në aktivitetin tradicional “Ditët e Gjeravicës 2023”, në organizim të ShBA Rrasa e Zogut – Junik.

Transporti: me xhipa të ShBP.

Nisja nga Fontana / te konviktet, e diel, 18/06/2023 në 04:45.

Participimi për transport: 15 Euro / person (Prishtinë – Junik – Gropat e Erenikut – Prishtinë).

Paraqitja përmes formularit apo te Gani Syla, udhëheqës nga ShB Prishtina, përmes viber/sms/tel: 044 / 168 370.

Afati për paraqitje: e premte, 16/06/2023, 19:00.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!

***

Detajet e organizimit nga ana e nikoqirit janë dhënë më poshtë:

Sh.b.a.“Rrasa e Zogut“ ju fton ne aktivitetin e radhës në bjeshkët e Junikut!
Kemi nderin dhe respektin të ju ftojmë në:Takimet ndëkombëtare të bjeshkatarëve “Ditët e Gjeravicës” 2023.
ORARI I TAKIMEVE NDËRKOMBËTARE BJESHKATARE ALPINISTE
“DITËT E GJERAVICËS 2023” 17-18.06.2023.

Agjenda
Dita e parë e Shtunë 17.06.2023.
• 13:00 – 14:00 Ardhja dhe tubimi i të gjithë pjesmarrësve në stacionin e Autobusëve në Junik.
• 14:00 Nisja në mënyrë të organizuar për në lokacionin e Kampingut.
• 14: 30-15:00 Pauze e shkurter gjatërrugës për bjeshkë.
• 16:00 Mbërritja në vendkamping, vendosja në stane(tëbana) dhe tenda.
• 18:00-19:00 Hapja solemne ndezja e flakadanit të kampit,fjala përshendetëse e nikoqirit dhe mysafirëve.
• 19:00-20:00 Pushim shëtitje e lirë rreth kampit.
• 20:00-21:00 Darka.
• 21:00-23:00 Shoqërimi, njoftimi mes shoqërive dhe të pranishmëve, shkëmbim përvojash, argëtim, muzike, vallëzim, barcoleta, video projektor,lojra, etj. Pas ores 23:00 Fjetja…

Dita e dytë e Diele 18.06.2023.
• 06:15 Zgjimi.
• 06:30-07:30 Mëngjesi dhe përgaditja per nisje drejt Gjeravicës (grupi i parë).
• 07:30 Nisja për ngjitje në majën më të lartë në Kosovë Gjeravica.
• 11:00-12:30 Arritja e pikes me të lertë Gjeravica 2656 m/lmd dhe kthimi.
• 15: 30 Mbërritja në kamp, dreka.
• 16:00 Mbyllja e takimeve ndërkombëtare “Ditët e Gjeravicës 2023”
P.S. Të gjitha shoqëritë bjeshkatare nga Kosova dhe Jashte duhet ta konfirmojnë nr. e pjesmarrësve më se voni deri me 16.06.2022. në ora 12:00 në nr. 049 212-686 ose ne e-mail:shba.rrasazogut@gmail.com
Veni re: Te gjithe shoqerite dhe individet qe nuk e bejne konfirmimin me kohe ne nuk mbajme ndonje pergjegjesi ose obligim ndaj tyre.
Participimi i pjesëmarrësve do të jetë 15 euro per person.
– Ç’do shoqëri pjesëmarrëse duhet të ketë listën e pjesmarrësve- bjeshkatarëve, alpinistëve me rekuizita dhe veshmbathje të përshtatshme sipas kushteve klimatike dhe atë për të fjetur në tenda. (Thasët për fjetje dhe dyshek tereni dhe tenda janë të detyrueshme ata që kërkojnë kushte më të mira munden me rezervuar në hotel “Grand Gjeravica” në mënyrë individuale) për shkak të mundësive te limituara për akomodim kush ka tende duhet ta merre me vete! Përndryhe ne nuk kemi kapacitet ti vendosim te gjithe në stane kërkojme mirëkuptimin tuaj!
Transporti Junik – Gropa e Erenikut dhe anasjelltas,kryesisht do behet nga ana jone por, per shkak te mundesive te limituara ju lusim qe te gjithe ata qe kane mjete tereni (GJIPA) dhe tenda me i marre me veti, ushqimi, akomodimi do behet ne stane dhe tenda, ju mirepret nikoqiri SHB.”RRASA E ZOGUT” Junik.
Ndërsa për udhëheqjen e Grupeve do te përkujdesen anëtaret e seksionit te Bjeshkatarisë dhe alpinizmit të shoqerisë bjeshkatare “RRASA E ZOGUT” nga Juniku.
Ps. Rrasa ka të drejte për arsye objektive që ta bëjë ndryshimin e agjendës si dhe ne nuk mbajme pergjegjesi per pergaditjen psikofizike ose ndonje fatkeqsie eventuale të bjeshkatareve dhe implikimin e ndonje pale te trete.
Junik Qershor, 2023
Ju dëshirojmë Mirëseardhje Këshilli organizativ …

Verejtje: Konfirmimi per pjesmarrje nuk akceptohet me “going” por vetem me email ose me mesazh ne tel me nr. e pjesemarresve dhe emrat e tyre…
Bjeshkatarë mirë se vini!