14 Jun 2023

Ujëvarat e Mollopolcit | 18 qershor 2023

Shoqëria Bjeshkatare Prishtina ju fton të merrni pjesë në aktivitetin me rastin e promovimit të ShBA VJOSA – Shtime.

Transporti: me xhipa te ShBP dhe vetura personale.

Nisja nga Fontana / te konviktet, e diel, 18/06/2023 në 07:15.

Participimi për transport: 5 Euro / person (Prishtinë – Shtime (pikënisja) – Prishtinë).

Paraqitja përmes formularit apo te Ahmet Fejzullahu, udhëheqës nga ShB Prishtina, përmes viber/sms/tel: 044 / 312 559.

Afati për paraqitje: e shtunë, 17/06/ 2023, 12:00.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!

***

Detajet e organizimit nga ana e nikoqirit janë dhënë më poshtë:

Aktiviteti të dielen me datën 18 qershor 2023
Ftesë nga Shba Vjosa
Të nderuar bjeshkatarë
Në emër të shoqatës bjeshkatare “Vjosa”, me kënaqësi ftoheni që të merrni pjesë në ecjen promovuese
Ecja do të organizohet të Dielën, me 18.06.2023 në Ujëvarat pitoreske të Mollopolcit, natyrë përrallore.
Afati për paraqitje është deri të shtunen, me 17.06.202 në ora 16:00 te organizatorët:
– Behadin Regjepi: +383 44 205 882
– Ismet Salhu: +383 44 631 385 Jeni të mirëseardhur, ju mirëpresim.
Me respekt: Kryesia e Shba “Vjosa”
-Vendtakimi dhe nisja:
Ora 08:00 më 18 qershor 2023 te Viva në Shtime.
– Ecje e planifikuar gjithsej vajtje ardhje afer 12 km ,do te ecim nga Mollopolci dy ujvarat – Gurreth deri deri te lisat ne Jezerc
-Pushim, ushqim, fotografimi, argëtim dhe shperndarja e mirnjohjeve
– Do të shërbehemi me ushqim tradicional ( flija ) të cilin e ofron organizatori
– Tipi i aktivitetit – (bjeshkatari, qëndrimi në natyrë, shëtitje, argëtim etj.)
– Vështirësia e shtegut: ( e lehte edhe per fillestarë lartesia md 1300m ).
Pajisja e nevojshme: Këpucë të thella sezonale, rroba sezonale edhe rezervë, kapelë, pelerin kundër shiut, syza, krem kundër diellit, 2 shkopi për ecje.
-Përgjegjësia psiqike dhe fizike është përsonale. Ata të cilët nuk i zbatojin rregullat e udhëheqësit të rrugës, organizatori nuk mban përgjegjësi.
– Organizatori (udhëheqësi) ka të drejtë për ndryshim të programit nëse paraqitet nevoja.