ShB Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen/ecjen nëpër vargmalin e bjeshkëve të Sharrit, nga maja Piribreg deri te Maja e Zezë.
Aksioni është një-ditor dhe ngjitja/ecja do të fillojë nga Brezovica e përfundon në Prevallë!
Brezovicë – Piribreg 2524 m – Guri i Zi 2536 m – Maja e Liqenit 2586 m – Bistra 2651 m – Guzhbaba 2609 m – Konjusha 2571 m – Maja e Zezë 2585 m – Prevallë.
Nisja nga Fontana: e diel, 16 korrik 2023, 05:00.
Transporti: Me xhipa të ShBP ose minibus (sipas nevojës) deri në Brezovicë.
Participimi për transport: 10 EUR.
Ngjitja/ecja parashihet të zgjasë rreth 10 – 12 orë (kërkon përgatitje të mirë fizike).
Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: +383 44 168 370.
Udhëheqës në shteg: Hamdi Pollomi.
Afati i paraqitjes: e shtunë, 15 korrik 2023, 12:00.
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!