ShB Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, vizitë tek ujëvara e Selcës / Tamarë / Kelmend dhe ngjitje në majën Vajusha, Guci / Mal i Zi.
Aksioni është dy-ditorë, 29-30/07/2023.
Itinerari:
E shtunë, 29/07/2023:
06:00, nisja nga Fontana.
Me transport, Prishtinë – Shkodër – Leqet e Hotit – Tamarë – Selcë (Ujëvara e Selcës) / Kelmend.
Një ndër atraksionet e cila kohët e fundit po vizitohet nga shumë turistë është edhe ujëvara e Selcës ose siç e njohin banorët ujëvara e Sllapit. Për të arritur në këtë destinacion, nga rruga e veturës do të duhet rreth 4-5 orë ecje (vajtje-ardhje).
Vështirësia: e mesme.
Mandej, vazhdohet me transport, Selcë – Lepushë – Vërmosh (pika kufitare) – Vuthaj (fjetja).
E diel, 30/07/2023:
06:00, mëngjesi.
06:30, nisja.
Me transport, Vuthaj – Grebajë (Guci).
Ecje/ngjitje në majat:
Maja e Popadijës 2057m, maja e Vajushës 2056m dhe maja Can 1823m.
Gjatësia e shtegut: 12km, rreth 7 orë ecje (vajtje-ardhje).
Vështirësia: e mesme.
Kthimi: Grebajë – Guci – Rozhajë – Kullë – Pejë – Prishtinë.
Transporti: Me xhipa të ShBP, vetura private ose minibus (sipas nevojës).
Participimi për transport: 20 EUR.
Participimi në bujtinë në Vuthaj 27–30 EUR, varësisht nga numrit i të paraqiturve (darka, fjetja, mëngjesi,…).
Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: +383 44 168 370.
Udhëheqës në shteg: Gani Syla.
Afati i paraqitjes: e enjte, 27/07/2023, 20:00.
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!