ShB Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, Maja e Trekufirit (2365m).
Itinerari: Zalli i Rupës – Maja e Trekufirit (Kosovë/Shqipëri/Mali i Zi) 2365m – Dobërdol – Liqeni i Tropojës – Bjeshka e Dobroshit.
Aksioni është një-ditor dhe udhëtimi do të realizohet nga ana e Grykës së Deçanit.
Nisja nga Fontana: e diel, 13 gusht 2023, 05:00.
Transporti: Me xhipa të ShBP, Prishtinë – Deçan – Zalli i Rupës dhe anasjelltas.
Participimi për transport: 10 EUR.
Ecja parashihet të zgjasë rreth 7-8 orë.
Vështirësia: e mesme.
Udhëheqës në shteg: Gani Syla.
Paraqitja përmes formularit ose me tel/viber: Gani Syla +383 44 168370.
Afati i paraqitjes: e shtunë, 12 gusht 2023, 12:00.
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!