ShB Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në Majën e Hekurave, 2561m, në Alpet Shqiptare, rrethi i Tropojës, 02-03/09/2023.
Ngjitja do të realizohet nga Markaj / Bajram Curr.
Nisja nga Fontana: e shtunë, 02/09/2023, 16:00.
Transporti: Me xhipa të ShBP dhe vetura private (sipas nevojës) deri në Markaj.
Participimi për transport: 12 EUR.
Fjetja diku në Bajram Curr.
Çmimi për fjetje rreth 10 – 15 EUR, varësisht nga oferta dhe numri i të paraqiturve.
Ecja ditën e diel: nisja në 05:00.
Ecja parashihet të zgjasë rreth 9 – 10 orë, që dmth. se ngjitja nuk është e lehtë, është mjaft sfiduese! Kërkon përgatitje të mirë fizike!
Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: +383 44 112 654.
Udhëheqës: Naser Korça.
Afati i paraqitjes: e premte, 01/09/2023, 12:00.
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!