12 Sep 2023

Maja e Radohimës (2570 m) | 16-17/09/2023

ShB Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majën e Radohimës, 2570 m, 16-17/09/2023.

Ngjitja do të realizohet nga Qafa e Thorës (Buni i Bajraktarit), rruga Shkodër – Theth.

Nisja nga Fontana: e shtunë, 16/09/2023, 12:00.

Transporti: Me xhipa të ShBP dhe vetura private (sipas nevojës) deri në pikënisje.

Participimi për transport: 20-25 EUR (në proporcion me shpenzimet e derivateve).

Fjetjen do ta bëjmë diku në Bogë ose te Buni i Bajraktarit.

Çmimi për fjetje, rreth 15-30 EUR, varësisht nga numri i të paraqiturve.

Ecja ditën e diel. Nisja në 05:00.

Ecja parashihet të zgjasë rreth 8-9 orë, që dmth. se ngjitja nuk është e lehtë. Është ngjitje mjaft sfiduese! Kërkon përgatitje të mirë fizike!

Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: +383 44 168 370.

Udhëheqës: Gani Syla.

Afati i paraqitjes: e premte, 15 shtator 2023, 12:00.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!