17 Oct 2023

Gjinibeg (2610 m) | 22/10/2023

ShB Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majen Gjinibeg, 2610 m, në Bjeshkët e Sharrit, të dielen, 22/10/2023.

Aksioni është një-ditor dhe ngjitja/ecja do të fillojë nga fshati Brod/Dragash.

Nisja nga Fontana: e diel, 22 tetor 2023, 06:00.

Transporti: Me xhipa të ShBP ose dhe vetura personale (sipas nevojës), deri në Brod.

Participimi për transport: 12 EUR.

Ngjitja/ecja parashihet të zgjasë rreth 7-8 orë (ngjitje me vështirësi mesatare).

Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: +38344168370.

Udhëheqës në shteg: Gani Syla.

Afati i paraqitjes: e shtunë, 21 tetor 2023, 12:00.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!