ShB Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majën e Tomorrit, 2417 m, Berat/Shqipëri, më datën 18-19 nëntor 2023.
Tomori, një ndër malet më të larta të Shqipërisë, me një pamje karakteristike të një piramide madhështore, që qysh nga lashtësia besohej se ishte mal i shenjtë.
Nisja nga fontana: e shtunë, 18 nëntor 2023, 08:00.
Transporti: Me xhipa te ShBP dhe vetura private (sipas nevojës).
Participimi për transport: Prishtinë – Berat – Teqeja e Abaz Aliut – Prishtinë: 25 EUR.
Arritja ne Berat, rreth orës 14:00.
Vizitë Kalasë së Beratit (sipas dëshirës).
Fjetja në Berat.
Participimi për fjetje, rreth 15-20 EUR (varësisht nga oferta dhe numri i të paraqiturve).
E diel, 19 nëntor 2023, nisja nga Berati, 07:00.
Ngjitja dhe zbritja parashihet të zgjasin rreth 4-5 orë, meqenëse shkohet me vetura deri tek Teqeja e Abaz Aliut.
Berat – Teqeja e Abaz Aliut, rreth 1 orë e 30 min., me vetura (rrugë e asfaltuar).
Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: Gani Syla +383 44 168370.
Afati i paraqitjes: e premte, 17 nëntor 2023, 12:00.
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!