20 Nov 2023

“MARSHI I NËNTORIT 2023” – Tetovë | 25-26 nëntor 2023

Shoqëria Bjeshkatare “Prishtina” ju fton të merrni pjesë në aktivitetin “MARSHI I NËNTORIT 2023”, që organizohet nga ShB “SYTË E SHARRIT” – Tetovë, më 25-26 nëntor 2023.

Transporti: me xhipa të ShBP dhe vetura personale.

Nisja nga Fontana / te konviktet, e shtunë, 25/11/2023, në 16:00.

Participimi:

  • Për transport: 12 Euro / person (Prishtinë – Tetovë – Prishtinë).
  • Te nikoqiri: 33 Euro / person, në çka përfshihen:
  • fjetja në hotel (13 Euro, me mëngjes)
  • mbrëmja argëtuese me muzikë të gjallë në restorantin ARRA (20 Euro)
  • drekën me haje tradicionale shqiptare, në Livadhin e Begjit

Paraqitja përmes formularit apo te Gani Syla, udhëheqës nga ShB Prishtina, përmes viber/sms/tel: 044 168 370.

Afati për paraqitje: e enjte 23 nëntor, 19:00.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!

Ftesa e organizatorit.