05 Dec 2023

Maja e Musincës (1730 m.) | 10/12/2023

ShB Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majën e Musincës (1730 m.) në bjeshkët e Llapit, e diel, 10/12/2023.

Aksioni është një-ditor dhe ngjitja/ecja do të fillojë nga fshati Murgull (rreth 1000 m.), Podujevë.

Nisja nga Fontana: e diel, 10 nëntor 2023, 07:00.

Transporti: Me xhipa të ShBP ose dhe vetura personale (sipas nevojës), deri në Murgull.

Participimi për transport: 8 EUR.

Ngjitja/ecja parashihet të zgjasë rreth 6 orë (ngjitje me vështirësi mesatare).

Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: +383 44 312 559.

Udhëheqës: Ahmet Fejzullahu.

Afati i paraqitjes: e shtunë, 09 nëntor 2023, 12:00.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!