ShBA Prishtina do marrë pjesë në Takimet Ndërkombëtare Bjeshkatare “Valbona 2015” organizuar nga ShBA Pashtriku, andaj ftojme anëtarët tonë dhe të interesuarit tjerë për pjesëmarrje!
Ky takim, këtë vit do të mbahet me datat 4 – 5 Korrik 2015 në Bjeshkët e Nemuna – Shqipëri – fshati VALBONA – FUSHA E GJESE ku janë të ftuara të gjitha Shba të Kosovës dhe Shqipërisë ato ndërkombëtare nga Kroacia, Bosna e Hercegovina , Sllovenia , Mali i Zi dhe Maqedonia.
Organizimi i këtij takimi ndërkombëtar ka për qëllim kultivimin dhe avansimin e bjeshkatarisë tek ne dhe në rajon, njohjen reciproke, këmbimin e përvojave dhe vlerave bjeshkatare. Njëherit do të marshohet në Burim të Lumit VALBONA dhe pushtohet Maja JEZER(CË) në lartësi 2694m/lmd si dhe Maja KUNORA në lartësi 2508m/lmd .
Organizimi per pjesmarrësit nga ShBA Prishtina:
Nisja nga Prishtina te Shtunen me 04 Korrik nga parkingu prane TV21 ne oren 15:00
Transporti: me vetura personale.
Participimi per transport : 10Euro
Fjetja në Bujtinën “Fusha e Gjesë” kushton 10Euro/person
Paraqitja te Latif Berisha (Lata) 044/120 719 ose 049/425 414
Afati i paraqitjes: E Marte 30 Qershor 2015, ora 18:00 për ata që dëshirojne të rezervojnë vend për fjetje në hotel ose bujtina, kurse për ata qe do të flejnë në tenda, afati i paraqitjes: E Premte, 03 Korrik 2015, ora 12:00.
Planprogrami i plote i aktiviteteve mund te lexohet/shkarkohet ne linkun: Valbona 2015