05 Apr 2016

Ecje Rekreative DARDANA 2016 | E Diele 10 Prill 2016

Të nderuar,
 
ShBA Prishtina edhe këtë vit do ti bashkangjitet ecjes tradicionale të organizuar nga ShBA Dardana që mbahet me 10 Prill 2016.
 
Ecja është e karakterit rekreativ dhe nuk paraqet ndonje vështirësi edhe për fillestarët.
 
Pikat nëpër të cilat kalon shtegu jan: Lisock-Shahiq, Mëhalla Sadiku, Mëhalla Tahiri, Karaulla, Pishat e Kufinit, Prroni i Vogël, Lumi i Malësisë, Sfircë, Xhamia e Sfircës, Furra e Rimit (Romës), Mulliri i vjetër (mbi 300 vjeçar), Mëhalla Matoshi, ecjen e përfundojmë në fshatin Tugjec.
 
Organizimi nga Prishtina:
Nisja: 10 Prill 2016 ora 07:00 nga parkingu pranë TV21
Transporti: Autobus
Participimi: 6€ për anëtarë dhe 8€ për jo-anëtar
 
Lajmrimi tek Vehbi Tahiri përmes tel: 044 149 123 ose permes e-mail: info@shba-prishtina.com deri te Shtunen ne ora 12:00
 
Janë të nevojshme rekuizitat e nevojshme bjeshkatare, e sidomos veshmbathje rezistente ndaje eres dhe te reshurave, kepucet malore jane obligative! Poashtu uje dhe ushqim per konsum ditor duhet ta keni me vete.
 
Info rreth anëtarsimit për nje vit kalendarik:
– nxenës, studentë, pensionistë dhe veteran 5.00 +2.00 (per librezë) = 7.00€
– për kategoritë e tjera: 10.00 + 2.00 (per librezë) = 12.00€
Anetaresimi mund te behet edhe gjate udhetimit me autobus.
Tags: , ,