I ndodhur në një lartësi prej 1900 metra mbi nivelin e detit, Guri i Mëngjesit është nga gurët më të fotografuar, dhe shkuarja deri atje, është ndër destinacionet e preferuara për çdo vizitor që ngjitet në bjeshkën e Shishtavecit. Ai është një gur ranor në formë konike, me përmasa; 25m i gjatë, 13m i gjerë, dhe 11m i lartë.
Ndonëse ndodhet në jug të Shishtavecit, guri quhet “Guri i Mëngjesit”. Banorët e hershëm të Gradishtës, duhet ta kenë pagëzuar më shumë se 1500 vjet më parë, për arsyen se ky gur, që hedh shtat në horizont, ka qenë një vendqëndrim dhe orientues, përgjatë rrugëve që kanë lidhur qytetërimet e hershme të ngulitura në kërthizën e vargmaleve të Sharrit.
Më shumë rreth destinacionit lexo këtu.
07:00 – Nisja nga Prishtina, nga TV21
Udhëtimi me vetura dhe xhipa të SHBAP
Participimi: 10.00€/person – për anëtarët dhe 12.00 €/person – për jo anëtarët .
Distanca: Prishtinë – Shishtavec 150 km.
Ecje: rreth 6 orë (vajtje/ardhje)
Paraqitja te Gani Syla, tel: 044/168 370
Afati i fundit i paraqitjes: dita e shtunë, 12:00h.
Tags: Kukes, Shishtavec