03 Feb 2021

Maja HAJLA 2,403 m/lmd | 07 Shkurt 2021

Të nderuar,

Ju ftojmë të bashkangjiteni në ecjen e radhës që organizohet të Dielen me 07 Janar 2021 për ngjitjë në Majen Hajla me lartësi mbidetare 2,403 metra.

Rreth Hajlës në Wikipedia:

Hajla është mal në kuadër të Alpeve Shqiptare në kufi të Kosovës me Malin e Zi. Shtrihet në mes Grykës së Rugovës dhe vendburimit të lumit Ibër, shtrihet në koordinatat gjeografike Lat/Lon: 42,75725° N / 20,14392° E dhe ka lartësinë më të madhe (2403 m) e arrinë në territorin e Kosovës.

Hajla përbëhet prej disa majave malore siç janë : Hajla e Shkrelit(malazezisht : Škreljska Hajla, angl. : Shkrel´s Hajla 2.011 m) – maja Dramadol (2.120 m), Hajla e Koshutanit(Košutanska Hajla, Koshutan´s Hajla)Hajla e Vëranocit(Vranovačka Hajla – Vranovac´s Hajla 2.281 m).

Për shkak të lartësisë së theksuar Hajla është e zhveshur, ndërsa pjesët më të ulëta posaçërisht kah burimi i lumit Ibër me vegjetacion të bujshëm në të cilën jetojnë shtazë të egra (si ujq, arinj etj).

Organizimi

Pikëtakimi: Te Fontana (perballë konvikteve)
Ora e nisjes: 05:15h
Udhëtimi: me xhipa te SHBAP dhe vetura (sipas nevojes)
Participimi: 10.00€
Paraqitja me formular ose te udheheqesi: Gani Syla 044 168 370
Afati paraqitjes: E shtune 14:00h
Pikenisja e ecjes: fshati Pepaj, rreth 1500 m/lmd

Vlejnë rregullat e zakonshme për veshmbathje dhe pajisjet e duhura për ecje në kushte dimri.

Tags: , ,