Të nderuar,
Me datat 18-19-20 Qershor organizojmë një udhëtim që përfshin vizitë dhe fjetje tek Lumi i Shalës, ecje nëpër shtegun e sapohapur nga Lumi Shalës deri në Ndrejaj, pastaj vizitë dhe fjetje në Theth dhe në fund ecjen nga Thethi në Luginë të Valbonës.
Detajet e organizimit i gjeni më poshtë.
Çmimi për pjesëmarrje është 100 Euro / person, që mund të ndryshojë lehtësisht (+/- 5%) për arsye se disa nga shpenzimet do të ndahen përpjestimisht me numrin aktual të pjesëmarrësve. Në çmim janë të përfshira udhëtimet me autobus, varkë dhe furgon; dy fjetje, dy darka dhe dy mengjese.
Numri i vendeve është i limituar, dhe përparësi kanë anëtarët e rregullt të ShBAP. Pjesëmarrësit duhet të kenë përgaditje shumë të mirë fizike, meqenëse ecja nga Thethi në Valbonë nuk klasifikohet si e lehtë.
Rezervimi bëhet përmes formularit në fund të kësaj faqe. Pjesëmarrësit do të luten të paguajnë paraprakisht 30% të kostos, për çka do të kontaktohen individualisht.
Për informata shtesë kontaktoni: Petrit Ibrahimi +383 49 787 927 (Viber) ose e-mail: info@shba-prishtina.com
Afati për paraqitje: E Hene 14 Qershor në ora 12:00
Nevojiten rekuizitat e zakonshme për ecje bjeshkatare, si dhe per mbrojtje nga Dielli.
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psiqike është individuale.
Dita 1, e Premte
Udhetim me autobus
07:30 Prishtinë – Fierzë
Nisja nga Fontana në Ulpianë
11:00 – 13:30 Lundrim
Fierzë – Lumi Shalës
Relaksim dhe plazh në ujin e akullt dhe kristaltë. Fjetje ne bujtina. Darka dhe mengjesi janë të përfshira.
Dita 2, e Shtune
07:00 – 13:00 Ecje
Lumi Shales – Guri I Blinit të Lekes – Ndrejaj
13:30 – 14:00 Udhetim me Furgon
Ndrejaj – Lotaj – Nderlysë – Theth
Në Ndërlysë kemi dreken (opcionale në restoranin lokal qe nuk është përfshirë në çmim).
15:00 – 18:00 Ecje
Nderlysë – Syri Kaltër dhe kthim
Nëse kemi kohë të mjaftueshme do të vizitohet edhe Ujëvara e Grunasit.
Fjetje ne Theth
Fjetja në bujtinë ku përfshihet darka dhe mengjesi.
Dita 3, e Diele
Ecje
07:00 – 15:00 Theth – Rragam/Valbonë
Udhëtim me furgon
15:00 – 15:30 Rragam – Fusha e Gjesë / Valbonë
Udhëtim me autobus
16:00 – 20:00 Valbone – Prishtine
Tags: Koman, Lumi Shales, Ndelryse, Theth