25 Dec 2022

Propozimet për Kalendarin e ngjitjeve dhe aktiviteteve 2023

ShBA Prishtina fton të gjithë bjeshkatarët dhe adhuruesit e natyrës që të bëjnë propozime konkrete të ngjitjeve / aksioneve të cilat konsiderojnë se duhet të hyjnë në kalendarin e aksioneve 2023.

Propozimet duhet të përmbajnë këto të dhëna:

  • Emri i majës / ngjitjes
  • Lartësia mbidetare
  • Vendi / rajoni
  • Kohëzgjatja e përafërt e ecjes
  • Muaji i preferuar ose stina

Propozimet duhet të dërgohen përmes formularit deri më datën 15/01/2023.

Kryesia e ShBA Prishtina do t’i shqyrtojë të gjitha propozimet në mënyrë që ta përpilojë kalendarin e aksioneve për vitin 2023.